Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kajtazi: Kurti e paraqet energjetikën si sukses derisa vendi është në krizë për rrymë

Gazeta10
27 December 2024 - 21:42

Gazetari, Shkumbin Kajtazi ka komentuar 10 pikat e listuara nga kryeministri i vendit, Albin Kurti si suksese të arritura në vitin 2024.

Kajtazi ka kritikuar Kurtin për lavdatat në fushën energjetike, çka sipas tij, këto deklarime janë cinike ngaqë shumica e qytetarëve të Kosovës po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

“Duke folur për reformat që ka bërë me energjinë, po çka është cinike është deklarata që  viti 2024 që paraqet themelet e forta të hartimit të kapacieteteve të reja ndërkohë që sot ministrja dhe përfaqësuesi i KOST-it del thotë që s’kemi kapacitete për ta duruar ngarkesën, rrjedhimisht edhe zhvillimi ekonomik ka bërë që të mos kemi rrymë”, ka thënë Kajtazi.

Gazetari ka thënë gjithashtu se liberalizimi i vizave nuk duhet futur në atë listë, pasi nuk është sukses i kësaj qeverie.

“Liberalizimi i vizave nuk ka qenë meritë e kryeministrit Kurti”, ka thënë ai. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.