Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lineker: Nëse dyshon në Guardiolan, je budalla

Gazeta10
29 December 2024 - 16:42

Gary Lineker është i bindur se Pep Guardiola do t’i kthejë gjërat në Manchester City.

Qytetarët kanë fituar vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit, pa asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit.

“Pep do të ndryshojë gjithçka. Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Është vetëm çështje kohe. Është e çuditshme ta shohësh këtë tani. Është një sfidë e vërtetë për Pep, dhe ne të gjithë po e shikojmë për të parë se si ai e nxjerr ekipin nga kjo.

“Natyrisht, humbja e Rodrit ishte një goditje e madhe, por ata duhet ta kishin rregulluar këtë. Fitimi i katër titujve radhazi ishte çmenduri dhe rekordi i tij që kur mbërriti këtu është absolutisht i pakrahasueshëm.

“Nëse dyshon në Pep, je budalla”, ka thënë ish-lojtari i Anglisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.