Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot u ngrit aktakuza e dytë ndaj Nagip Krasniqit, Kurti e mbron fuqishëm: Ai i ka çmendur me suksese kundërshtarët

Gazeta10
30 December 2024 - 21:45

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqi, dhe dy personave tjerë me inicialet Y.D. dhe I.Z. Në njoftim, sot, u tha që të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021-2023 i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro.

Megjithëkëtë, kryeministri Kurti vazhdon ta mbrojë fuqishëm ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

L
“Drejtori, kryeshefi Krasniqi i solli 105 milion fitim KEK-ut për vitin 2022. Ky i ka çmendur kundërshtarët tanë, një pjesë e madhe e të cilëve janë në prokurori, dhe ky sulm që është bërë ndaj drejtorit është bërë për shkak të suksesit të tij, jo për shkak të dështimit të tij. Tash rasti është komplet procedural”, tha sonte Kurti në RTK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.