
Në emisionin “Adresa” të Kanal10, mysafirët e ftuar kanë diskutuar rreth deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti për refuzim ndaj thirrjes së Prokurorisë se Shtetit për të dëshmuar në një rast të caktuar.
Avokati Taulant Hodaj, konsideron se një thirrje tillë në kohë fushate elektorale nuk është e duhur.
“Nuk është fer, e kam thënë në televizionin tuaj. Kryeministri është ftua në parafushatë elektorale për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale për një vepër që dyshohet se është kryer nga dikush tjetër, para më shumë se një viti. Të thirret tani në fushatë elektorale nuk është fer nga Prokuroria, pasi nuk është urgjente”, tha Hodaj. /Gazeta10/
Deklaratën e tij të plotë rreth kësaj çështje e gjeni me poshtë: