Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Brahimaj uron bashkëluftarët në Hagë: Vitin e ardhshëm do të kthehen në Kosovë!

Gazeta10
31 December 2024 - 23:35

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj në edicionin festiv të televizionit Kanal 10, ka uruar Vitin e Ri 2025 për të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë.

“Me një gëzuar do t’u uroja të gjithë shqiptarëve kudo që janë përtej kufijve. Do të doja t’i falënderoja përzemërisht kategoritë e dala nga lufta që na mundësuan që ne sonte në këtë ambient të bukur të festojmë lirshëm”, ka thënë Brahimaj.

Brahimaj ka theksuar se shpreson që në vitin e ardhshëm kategoritë e dala nga lufta të mos përballen me probleme.

Për më tepër, ai ka thënë se bashkëluftarët e tij në Hagë po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Uroj që në vitin e ardhshëm, invalidët që mos përballen me probleme si tani që kanë me proteza. Ua uroj të gjithë bashkëluftarëve në Hagë, të cilët padrejtësisht po mbahen atje”, ka thënë Brahimaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.