Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri publikon fotografi me familje: Jetoni ëndrrat tuaja çdo ditë të jetës. Gëzuar e me plot dashni 2025-ta!

Gazeta10
31 December 2024 - 18:56

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka uruar që Viti i Ri 2025 të jetë vit më i begatshëm, më i shëndetshëm dhe me shumë mirësi.

Haziri ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi me familjen e tij.

Nga familja ime për familjet tuaja! Uroj të gjithë qytetarët që 2025-ta të jetë vit më i begatshëm, më i shëndetshëm dhe më me shumë mirësi për të gjithë gjilanasit, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, për bashkatdhetarët tanë në Evropë e Amerikë.

Jetoni ëndrrat tuaja çdo ditë të jetës. Gëzuar e me plot dashni 2025-ta!”, shkroi Haziri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.