Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hoxhaj: Marrëveshja Rusi-Serbi është kundër Kosovës dhe Ukrainës

Gazeta10
02 October 2022 - 10:59

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar se vendet e Bashkimit Evropian vazhdojnë të sillen në mënyrë naive rreth ndikimit rus në Ballkan, shkruan The Geopost, transmeton Gazeta10.

Sipas Hoxhajt, disa nga pjesëtarët e Misioni të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) po ndjekin agjendë ruse veri të Kosovës.

“Mendoj që lufta në Ukrainë i ka hapur sytë Evropës, por nuk është përcjellë me vendimmarrje në raport me Ballkanin. Bashkimi Evropian edhe më tutje është ka sillet në mënyrë naive se si e sheh rolin, ndikimin Rus në Ballkan dhe përtej rajonit”, tha Hoxhaj.

Ai shton se Serbia dhe Rusia kanë një aleancë historike tradicionale në Ballkan kundër faktorit shqiptarë, kroat, boshnjak, malazez dhe ai maqedonas.

“Serbia dhe Rusia kanë një aleancë historike tradicionale në Ballkan kundër faktorit shqiptarë, kroat, boshnjak, malazez, maqedonas dhe këtu serbët dhe rusët nuk dallojnë në 200 vitet e fundit, nuk dallojnë as në 20 vitet e fundit, dhe natyrisht që kësaj aleance historike i është shtuar edhe partneriteti strategjik ruso-serb dhe të gjitha veprimet të cilat janë marrë deri më tash nga politika ruse në raport me Ballkanin kanë qenë të menduara dhe të koordinuara”, theksoi Hoxhaj për The Geopost./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.