
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për mundësinë e koalicioneve në zgjedhjet e shkurtit.
Haziri ka thënë se ka një hendek të gjerë mes LDK-së dhe VV-së, duke thënë se këto dallime janë vështirë të kapërcyeshme.
“Është një hendek në mes të LDK-së dhe VV-së. Unë e kam quajtur një dallim si pasojë e mosbesimit politik”, ka thënë Haziri.
Haziri ka theksuar se përfshirja e LDK-së në koalicion me partitë e tjera nuk negociohet pa Lumir Abdixhikun si kryeministër. /Gazeta10/