Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

City nuk ndalet, Haaland shënon golin e tretë për skuadrën e tij

Gazeta10
02 Tetor 2022 - 15:49

Manchester City po vazhdon ta demolojë Manchester Unitedin, duke shënuar edhe golin e tretë në derbin që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Goli i parë u shënua nga Phil Foden në minutën e tetë, derisa pranoi një asistim të bukur nga Bernardo Silva.

Më pas ishte radha për Erling Haaland (34’), kur një harkim nga Kevin De Bruyne e gjeti brenda zonës norvegjezin që realizoi me kokë.

Pas vetëm katër minutash, Haaland e shënoi edhe të dytin personal me belgun që ishte sërish në rolin e asistuesit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.