Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident trafiku në Arllat, lëndohen shtatë persona

Gazeta10
02 October 2022 - 17:21

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Arllat të komunës së Drenasit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona.

Aksidenti ndodhi në mes dy veturave, ndërsa është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, tha Kelani. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.