Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Shtiu me armë në një aheng familjar, arrestohet

Gazeta10
09 January 2025 - 10:34

Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë dhe 21 gëzhoja.

Ai është dërguar në mbajtje.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE&SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Fsh. Vraniq, Suharekë 08.01.2025, 10:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe 21 gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.