Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spahiu kritika për fushatën “Shteti i xhudos”: A ka mundësi që ministri ynë është kaq i padijshëm?

Gazeta10
02 October 2022 - 22:50

Njohësi i rrethanave politike në vend, Nexhmedin Spahiu ka pyetur se pse fushata e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit në shqip është emërtuar ‘Shteti xhudos”, ndërsa në anglisht “Judo nation”, që sipas tij, xhudo është sport që nuk krijon shtet, shkruan Gazeta10.

Spahiu në llogarinë e tij në facebook ka pyetur se a ka mundëssi që ministri i këtij dikasteri, të jetë kaq i padijshëm.

Postimi i plotë:

Deri kur kjo dyftyrësi? Fushata e Ministrisë së Kulturës e Sportit të Kosovës në anglisht është emërtuar “JUDO NATION” (Kombi i xhudos) ndërsa në shqip qenka emërtuar SHTETI I  XHUDOS. Pse duhet të jetë anglisht ndryshe e shqip ndryshe? Lëre që shqip nuk ka kuptim. Çfarë do të thotë shtet I xhudos?!!! Shteti është aparat, konglomerat institucionesh. Xhudo është sport që nuk krijon shtet edhe pse mund të ndihmohet nga shteti  por nuk ka shtet të xhudos as të futbollit.  Kombi është komunitet që merret me veprimtari të ndryshme (edhe me xhudo). Një komb që arrinë rezultate në xhudo mund të cilësohet komb I xhudos. A ka mundësi që ministri ynë I kulturës është kaq padijshëm?

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.