Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes

Gazeta10
13 January 2025 - 21:07

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe profesorit të shquar, Sabahajdin Cena, i ka dorëzuar familjes së tij një mirënjohje Post Mortem për kontributin e tij të shquar patriotik e partiak.

Krasniqi ka thënë se Profesor Cena ishte një personalitet emblematik, një intelektual i spikatur dhe një luftëtar i UÇK-së, i cili i dha Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës gjithçka që kishte.

“Ky akt simbolik përfaqëson respektin dhe falënderimin tonë të përjetshëm për një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin tonë kombëtar dhe politik”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.