
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë Blerim Gashit dhe Fidan Ramës.
Rama ka thënë se Kurti në fushatën e tij zgjedhore nuk po e shpërfaq shumë flamurin e Kosovës, çka sipas tij, ky veprim përbën ofendim për qytetarët, të cilëve po ua kërkon votën.
“Është idiotësi e llojit të vetë tu shku te qata votues që po jua lyp 500 mijë vota e mos me jau shfaq asnjë element të këtij shtetit të Kosovës edhe tu thirr në atë shtet”, ka thënë Rama.
Megjithatë, Gashi ka thënë se opozita po e përdor më shumë flamurin e Kosovës, por që të njëjtit kanë vjedhur dhe shkatërruar.
“Idiotësi më të madhe s’ka se me përdor logon dhe flamurin e Kosovës se ma ta rrjepë, se me vjedh e me t’i shkatërru themelet e shtetit s’ka”, ka thënë Gashi.
Rama ka theksuar se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar në formën e njëjtë.
“Edhe kanë vjedhë edhe kanë shkatërru, krejt i ki”, ka thënë Rama. /Gazeta10/