Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kurti i quajti “miza”, Gashi: Gjendje e rënduar e kryeministrit për shkak të frikës së humbjes!

Gazeta10
13 January 2025 - 21:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka komentuar deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, i cili gjatë fushatës zgjedhore e lidhi Lidhjen Demokratike të Kosovës me “mizën” që njerëzit me shuplakë provojnë ta mbysin.

Gashi ka thënë se gjuha e degraduar e kryeministrit është e papranueshme.

“Me thane të drejtën, ajo që po shihet këto ditë dhe sidomos në Pejë është një gjendje e degraduar psikologjike dhe emocionale e kryeministrit”, ka thënë Gashi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Sipas Gashit, Kurti po e shpërfaq depresionin dhe frikën e humbjes përmes një gjuhe të tillë.

“Kryeministri i Kosovës nuk mund t’i drejtohet ashtu popullit të Kosovës dhe mbi të gjitha qytetarëve të Pejës dhe Dukagjinit”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.