Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

G-Bani ofendon dhe kërcënon sërish Gjestin: Të ngreh në ajër, je ardhë këtu me pampersa

Gazeta10
14 January 2025 - 13:21

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është duke vazhduar situata e tensionuar.

Banorët, më saktësisht G-Bani dhe Amber kanë ofenduar dhe kërcënuar sërish artistin nga Kosova, Gjesti.

Derisa Gjesti kishte hyr në dhomën e gjumit për të marrë jastëkun, Amber zgjohet dhe i bërtet që ai s’duhet të jetë aty sepse duhet të fle në sallon.

Duke mos e lënë me kaq, G-Bani ka vazhduar duke e ofenduar e duke e kërcënuar përsëri me tone tejet të larta.

Ai gjithashtu e shtyu edhe fizikisht Gjestin, duke i thënë se “ e ngreh në ajër”.

“Mos e prek me dorë se ky don pampersat, se je ardhë me pampersa me veti. Mos e prek se edhe gocat po ta prekin e ka problem, e ka problem”, vazhdon G-Bani.

E vetmja që reagoi zëshëm për të mbrojtur Gjestin është Gerta.

Ajo zëshëm i doli në mbrojtje Gjestit. Duhet përkujtuar që për disa herë radhazi Gjesti është ofenduar, bullizuar e kërcënuar në këtë shtëpi që nga hyrja.

G-bani më pas eksaloi fare duke i hedhur gjëra e Gertës në tokë të gjitha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.