Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​OEK dhe parlamentarët zviceranë diskutojnë mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë Kosovë-EFTA

Gazeta10
03 October 2022 - 19:58

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në takim një delegacion të parlamentarëve zviceranë, anëtarë të Komisionit parlamentar të “European Free Trade Association” që ndodhen për vizitë në vendin tonë në kuadër të negociatave për marrëveshje për tregti të lirë mes Kosovës dhe EFTA-s, raporton Gazeta10.

Rafuna me këtë rast tha se nga bashkëpunimi mes Kosovës dhe EFTA-s do të përfitonin të dyja palët, si dhe foli për fushat kryesore në të cilat po zhvillohen bizneset kosovare.

“Bizneset kosovare janë duke depërtuar në tregun evropian dhe më gjerë, Zvicra është ndër përkrahësit e mëdhenj të Kosovës. Përkrahja për një marrëveshje me EFTA-n do të kontribuonte që bizneset kosovare të rriten dhe të kontribuojnë edhe më shumë në stabilitetin e Kosovës”, u shpreh kryetari Rafuna dhe ftoi që Kosova të përkrahet në nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë me EFTA-n.

Delegacioni zviceran, i përbërë nga Benedikt Wurth, në cilësinë e kryesuesit të delegacionit, si dhe deputetët Hannes Germann dhe Hans-Peter Portmann, u shprehën të interesuar në çështjet zhvillimore të Kosovës.

EFTA është organizatë dhe zonë e tregtisë së lirë e përbërë nga Zvicra, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda, pra vende që nuk janë anëtare të BE-së, por që marrin pjesë në tregun e përbashkët evropian./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.