Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Berisha vizitë në Malësi të Vërrinit: Të vendosur në mbrojtje të vlerave të shtetit që po rrezikohen nga njerëz të papërgjegjshëm

Gazeta10
21 January 2025 - 21:49

Kanididati për deputet nga koalicioni Nisma-AAK, Zafir Berisha qëndroi sot në Malësi të Vërrinit, ku u prit nga veteranë të luftës e mbështetës të këtij koalicioni.

Ai përmes postimit në llogarinë zyrtare tha se tashmë janë të vendosur në mbrojtjen e shtetit, që sipas tij vlerat janë duke u rrezikuar.

Mes tjerash, Berisha përmendi edhe arsye se përse duhet votuar koalicioni 137.

Postimi i plotë:

Në Malësi të Vërrinit me bashkëluftëtar dhe mbështetës të koalicionit për Kosovën Fituese me nr 137.
Të vendosur në mbrojtje të vlerave të shtetit, të cilat fatë të keq po rrezikohen nga njerzit e papërgjegjshëm, të cilët aksidentalishtë erdhën në pushtet me mashtrime dhe propagand shpifse e linçuese në adresë te atyre që bën vepra të mëdhe për Kosovën.
Vota për nr 137 është votë për Kosovën në NATO, për Kosovën pa sanksione nga BE, për Kosovën të integruar në strukturat euroatlantike si e vetmja alternativë!
Së bashku ja dalim!
#veçVEPRA137 #Zafa14

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.