
Kandidati i për deputet, i Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 51, Petrit Hajdari edhe sot ka vazhduar takimet me biznese te ndryshme. Kësaj radhe ka takuar biznesin Myfix, fabrikën e llaqeve dhe produkteve të ndërtimit.
Hajdari ka thënë se Ismet Syla, djali i luftëtarit të UÇK-së, Nazif Syla, po vazhdon me krenari trashëgiminë e të atit, duke dëshmuar se sakrifica dhe vlera e tij jetojnë në punën dhe suksesin e brezave.

Postimi i plotë:
Sfidat i kthejmë në forcë.
Ismet Syla, djali i luftëtarit të UÇK-së, tashmë të ndjerë Nazif Syla, po vazhdon me krenari trashëgiminë e të atit, duke dëshmuar se sakrifica dhe vlerat e tij jetojnë në punën dhe suksesin e brezave. Ai, së bashku me vëllezërit, kanë themeluar Myfix, fabrikën e llaçeve dhe produkteve të ndërtimit si fasada dhe baza ndërtimi, që tashmë eksporton edhe jashtë vendit.
Biznesi familjar është shtylla kurrizore e ekonomisë së qëndrueshme dhe zhvillimit stabil. Me të tillë njerëz dhe me këtë frymë pune, Kosova mundet më mirë!
#PDK131 #bedrihamzakryeminister01✅
#memlikrasniqi2✅ Petrit E. Hajdari 51✅