
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Aliu-Hertica ka thënë se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin i ka shkatërruar raportet me aleatët ndërkombëtarë.
“Kjo qeveri ka arritë me i shkatërru këto raporte mbi 35-vjeçare. Unë mendoj që kushdo që t’i fitojë zgjedhjet kemi teper shumë punë dhe nuk ma merr mendja që kemi me mujtë me riparu damin që e ka ba kjo qeveri”, ka thënë ai.
Ai nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë Kurti, duke thënë se për katër vjet nuk kanë arritur të realizojnë as edhe një projekt kapital.
“Çfarë ka bo kjo qeveri? Me mbi 12 miliardë euro buxhet, nuk ka arritur as edhe një projekt ta realizojë deri në fund. Nuk shpenzohet buxheti i Kosovës duke dhënë vitra”, ka thënë Aliu. /Gazeta10/