Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Aliu godet qeverinë Kurti: Nuk shpenzohet buxheti i Kosovës duke dhënë vitra

Gazeta10
25 January 2025 - 20:09

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Aliu-Hertica ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Ai ka thënë se qeveria Kurti për katër vjet nuk ka arritur të realizojë as edhe një projekt kapital.

Me ironi, Aliu-Hertica ka thënë “nuk shpenzohet buxheti duke dhënë vitra”.

“Çfarë ka bo kjo qeveri? Me mbi 12 miliardë euro buxhet, nuk ka arritur as edhe një projekt ta realizojë deri në fund. Nuk shpenzohet buxheti i Kosovës duke dhënë vitra”, ka thënë Aliu.

Tutje, ai ka thënë se kjo qeveri i ka shkatërruar edhe raportet me aleatët ndërkombëtarë.

“Kjo qeveri ka arritë me i shkatërru këto raporte mbi 35-vjeçare. Unë mendoj që kushdo që t’i fitojë zgjedhjet kemi teper shumë punë dhe nuk ma merr mendja që kemi me mujtë me riparu damin që e ka ba kjo qeveri”, ka thënë ai.

/Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.