Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Idrizi: Synojmë që në të gjitha strukturat e PDK-së të kemi përfaqësim 50/50

Gazeta10
25 January 2025 - 20:47

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi ka thënë se partia e saj ka bërë reforma në angazhimin e grave në politikë.

Tutje, ajo ka bërë me dije se PDK synon që në të gjitha strukturat e saj të ketë përfaqësim 50 gra dhe 50 dhe meshkuj.

“Synojmë që në të gjitha strukturat e PDK-së ta kemi përfaqësimin 50/50. Disa reforma veçse i kemi filluar”, ka thënë Idrizi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Idrizi ka thënë se vendimet për politikë në këtë parti do të merren nga gratë dhe burrat, duke theksuar se pritet angazhim i shtuar i grave në politikë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.