Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

11’shi i LDK-së pas takimit me rinin: Ju jeni fuqia shtytëse e ndryshimit dhe garancia se Kosova ka një të ardhme të sigurt dhe të ndritshme

Gazeta10
26 January 2025 - 20:09

Kandidati i LDK’së për deputet, Xhafer Gashi, ka mbajtur një takim me të rinin e Obiliqt.

Gashi falenderoi rininën për përkrahjen e jashtëzakonshme që po ia bëjnë.

“Faleminderit RINIA jonë e mrekullueshme, për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme. Së bashku me Lindën, realizuam një takim frymëzues me Forumin Rinor të LDK-së në Obiliq, ku shpalosëm para tyre programin e LDK-së. Takimi u karakterizua nga një atmosferë entuziaste dhe u mirëprit me mbështetje të fuqishme për vizionin tonë për një të ardhme të ndritur për Kosovën”, u shpreh Gashi.

Më tutje ai tha se rinia janë fuqia shtytëse e ndryshimit dhe garancia se Kosova ka një të ardhme të sigurt dhe të ndritshme

“Ju jeni fuqia shtytëse e ndryshimit dhe garancia se Kosova ka një të ardhme të sigurt dhe të ndritshme. Ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë, por një zotim i yni i përbashkët, që do ta realizojmë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për secilin të ri të Republikës së Kosovës”, u shpreh 11’shi i LDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.