
Blerta Deliu-Kodra, kandidate e PDK-së për deputete në zgjedhjet e 9-të shkurtit, e ftuar në emisionin “Adresa” të Kanal10 tha se fushata elektrorale është duke shkuar me një dimanike pozitive.
Deliu-Kodra bëri të ditur se për herë të parë që nga 2010-ta pret zgjedhjet të rregullta politike.
“Për mua është hera e parë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja të rregullta prej vitit 2010. Ka qenë një kohë më e gjatë, më dinamike. Janë edhe dy javë që na kanë mbetur por ajo që më gëzon është, se ka një fushatë me dinamikë shumë pozitive. Kemi filluar në komunën e Prizrenit, me platformën për gratë“, tha ajo. /Gazeta10/