Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Abdixhiku publikon foto nga tubimi në Ferizaj: Rikthimi në Palestrën ‘Bill Clinton’, rikthim i popullit në shtëpinë e madhe të demokracisë

Gazeta10
27 January 2025 - 20:50

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar fotografi nga tubimi që ka mbajtur sonte në Ferizaj.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Ferizajt për pjesëmarrje në tubimin e mbajtur në palestrën “Bill Clinton”.

“Ferizaj! Të faleminderit Ferizaj! Rikthimi në Palestrën ‘Bill Clinton’ është rikthim i popullit në shtëpinë e madhe të demokracisë!” – shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook, duke ndarë fotografi nga salla e stërmbushur me simpatizantë të partisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.