
Ekrem Hyseni, kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se mikpritja llapjanë është e veçantë, derisa është pritur nga disa familje në Podujevë.
“Përkrahja dhe përcaktimi i familjeve të shumta gjithandej Llapit e Gollakut, është një nder i jashtëzakonshëm. Hapja e dyerve të shtëpisë dhe rreshtimi krah nesh i familjeve të panumërta në ringritjen e së djathtës, përtej besimit, është përcaktim për ruajtjen e normave shoqërore”, ka shkruar ai.