Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deklarata e Donika Gërvallës, Haradinaj qesh me të: Ua kam hjekë maskat, kjo ishte puna ime si opozitar

Gazeta10
27 January 2025 - 22:55

Kandidati i AAK-së për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, është pyetur për deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, e cila gjatë tubimit në Deçan e quajti  ‘’gjeneral të vetëshpallur’’. Haradinaj, duke qeshur me deklaratën e saj, tha se “ju ka hjekë maskat” dhe se kjo ka qenë puna e tij si opozitar.

Haradinaj tha “pe shihni si janë”, duke iu referuar pushtetarëve aktualë. Ai shton se pushteti po e sheh që “s’e ka punën mirë”

Ja kom hjekë maskat, tash po ju prishen matematikat po e shohin që s’e kanë punën mirë. Kuptohet janë bo nervoz, por detyra ime është kjo – unë jam opozitar. Ka qenë detyra ime me ja u hjekë maskat, me qitë ashtu si janë, çfarë janë dhe ja po e shihni vetë si janë”, tha Haradinaj për KosovaPress.

“Për gjeneral e shpjegova, gradën e dytë e kom prej NATO-s dhe atë prej një oficeri gjerman, atje ku është rritur kjo zonja (Donika), gjenerali ma ka dhënë me dorën e vetë”, tha Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.