Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

16 mijë e 500 euro dënim për Koalicionin për Familje, Smajli për PZAP: Dënim për drejtat e fëmijëve

Gazeta10
31 January 2025 - 18:12

Kandidati për deputet, Fatmir Smajli nga rradhët e “Koalicioni për Familjen” i ftuar në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka shpalosur idenë si parti për ruajtjen e vlerave të familjes.

Ai tregoi se me këtë nuk është pajtuar PZAP, dhe si rrjedhojë kjo parti është denuar me 15 mijë e 500 euro gjithësej, raporton Gazeta10.

“Denimi i parë ke 4 mijë e 500 euro ndërsa i dyti 5 mijë ndërsa i treti 7 mijë euro, janë edhe disa ankesa të tjera të cilat kanë ardh, ne e shohim familjen jo si individë ose si një martesë në mes të gjinisë së njejtë, ne e shohim familjen si martesë natyrore si jemi rritë dhe e kemi trashëgu, e shohim familjen me tre breza, fëmijët me të drejtat e tyre, prindërit me të drejtat e tyre dhe gjyshërit me të drejtat e tyre”, tha ai për Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.