
Klubi i Futbollit Liria ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit afrikan, Petrus Megameno, raporton Gazeta10.
Megameno vjen te Liria nga kampionati i Naimbisë në afrikë.
22-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësi të krahut të majtë dhe është pjesë e Kombëtares së Naimbisë që nga viti 2017.
Megameno është sphrehur i lumtur me kalimin e tij në futbollin kosovar.
“Më ka folur për ekipin dhe futbollin këtu, bashkëvendasi im Prins Tijueza, që po shkëlqen këtu e që jam i lumtur që do jeni bashkë.Shpresoj që të arrij objektivat me Lirinë”, tha Megameno.
Futbollisti afrikan pritet që debutimin e tij me ekipin prizrenas t’a bëjë gjatë këtij vikendi në ndeshjen kundër Feronikelit 74.
Liria bën gara në Ligën e Parë të Kosovës dhe këtë sezon renditet në pozitën e gjashtë në tabelë me 11 pikë të grumbulluara pas shtatë xhirove. /Gazeta10/