Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Tahiri për Kurtin: Ofendimet e përçarjet e tij po e tregojnë panikun që ka

Gazeta10
03 February 2025 - 17:47

Xhafer Tahiri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 9-të shkurtit, i ftuar në “Raport” të Kanal10 përmendi edhe kryeministri aktual të vendit, Albin Kurti për të cilin tha se veprimet tij, sharjet e ofendimet po e tregojnë më së miri gjendje në të cilën ai është.

Sipas Tahirit, me punën e kryeministrit aktual as populli nuk është i kënaqur, raporton Gazeta10.

“Ta shohësh kryeministrin e vendit në detyrë që ofendon e përçan kjo vetëm e tregon panikun e tij, duke e parë që populli i Kosovës vërtetë është zgjuar, është ngritur dhe po e kërkon ndryshimin. Kemi takime të përditshme në terren, me biznese e qytetarë ku secili prej tyre e ka vetëm një fjali: “shteti nuk po funksionon për neve, Qeveria nuk ka punu për neve“, deklaroi ai. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.