Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Abdixhiku përmbyll ditën në Ferizaj: Do ta realizojmë Centralin e ri me Gaz në këtë qytet

Gazeta10
03 February 2025 - 22:57

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral në Komogllavë të Ferizajit, ku është pritur me entuziazëm nga përkrahësit.

Abdixhiku ripërsëriti zotimin për ndërtimin e një centrali të ri me gaz në Ferizaj, si dhe realizimin e linjës së gazit amerikan.
E përmbyllëm ditën në tubimin tonë në Komogllavë të Ferizajit! 📍

Entuziazëm i jashtëzakonshëm – si në çdo tubim të LDK-së gjithandej vendit! 🔥

Do ta realizojmë Centralin e ri me Gaz në Ferizaj, dhe linjën me gaz amerikan e cila do të kalojë kësaj ane – për më shumë mirëqenie, vende pune dhe zhvillim!

Falemnderit Visar për këtë organizim fantastik, dhe suksese kandidatëve tonë nga kjo anë: Visar Azemi, Bahrije Hyseni, Ibadete Mehmeti, Paris Guri.

Shihemi në festën e madhe pas 9 shkurtit!” – tha Abdixhiku

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.