
Në Giuseppe Meazza zhvillohet kryendeshja e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Interit dhe Barcelonës.
Këto skuadra janë pjesë e ‘grupit të vdekjes’ – Grupit C, ku bëjnë pjesë edhe Bayern Munichu dhe Viktoria Plzeni.
Edhe Nerazzurrët edhe Blaugranët kanë humbur nga bavarezët, prandaj ndeshjet direkte mes tyre do të jenë vendimtare për rrugëtimin e mëtutjeshëm.

