Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AKK i bën thirrje Qeverisë të procedojë urgjentisht pagat e mësimdhënëse

Gazeta10
05 Tetor 2022 - 9:28

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që urgjentisht t’i procedojë pagat e mësimdhënësve, raporton Gazeta10.

AKK ka thënë se është duke e përcjellur me kujdes këtë situatë dhe se ka pranuar shqetësimet e palëve të dëmtuara.

Më tej, AKK ka thënë se qasja e nivelit qëndror është në kundërshtim me praktikat e deritanishme ligjore.

Tutje, Bordi i AKK-së ka thënë se mosekzekutimi i pagave është i panevojshëm si dhe e dëmton stabilizimin e procesit arsimor.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“AKK I BËN THIRRJE QEVERISË TË PROCEDOJ ME PAGAT E MËSIMDHËNËSVE Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) me kujdes po përcjell situatën duke pranuar shqetësimet e Komunave, Kryetarëve të Komunave dhe Kolegjiumit të Drejtorëve Komunal të Arsim, për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MPFT). Bordi rithekson se Komunat janë punëdhënëse e përgjegjëse për vijueshmërinë në punë dhe përgjegjëse për ndalesat eventuale sipas legjislacionit në fuqi. MFTP-ja është vetëm ekzekutuese e pagesave, jo edhe ndërmarrëse e veprimeve të njëanshme pa asnjë vendimmarrje të punëdhënësit, në këtë rast Komunave. Kjo qasje e nivelit qendror është në kundërshtim me praktikat e deritanishme të bazuara në ligjet pozitive në Kosovë. Deri më tani, në asnjë rast nuk ka ndodhë të kemi ndalesa të pagave të punëtorëve të asnjë sektori me të cilin menaxhojnë komunat, pa veprimin ligjor paraprak të vetë punëdhënësit. Bordi i AKK-së i bën thirrje Qeverisë të veprojë urgjentisht në procedimin e pagave sipas akteve ligjore në fuqi dhe të praktikuara deri tani. Komunat e Kosovës, padrejtësisht edhe kësaj radhe po goditen në këtë garë të panevojshme ku humbësit më të mëdhenj janë nxënësit e Kosovës. Mos ekzekutimi i pagave është qasje e panevojshme dhe nuk shkon në dobi të stabilizimit të procesit arsimor”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.