
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi u takua me Kryetarin e Komunës së Edirnes, Recep Gürkan, raporton Gazeta10.
Ata diskutuan për projektet e përbashkëta që do të realizohen në kuadër të binjakëzimit mes Komunës së Prizrenit dhe asaj të Edirnes.
Gjithëashtu Gashi shton se janë shumë studentë nga Prizreni që studiojnë në Universitetin e Trakya-s, në Edirne dhe që organizojnë ngjarje të shumta kulturore duke shënuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Rikujtojmë se Kryetari Shaqir Totaj dhe Kryetari Recep Gürkan, do të nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi mes dy qyteteve tona simotra./Gazeta10