Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci i uron mësuesit në ditën botërore të tyre, por rroga ende nuk ka

Gazeta10
05 October 2022 - 14:53

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, i ka uruar mësimdhënësit në ditën botërore të tyre.

Por, akoma rrogat e shtatorit nuk janë proceduar për ata, raporton Gazeta10.

Nagavci në letrën e urimit tha se muaji i fundit s’ka qenë i lehtë dhe se është e vetëdijshme për gjendjen aktuale në arsim.

“Jam shumë e vetëdijshme për gjendjen aktuale në arsim, e kam përjetuar në të gjitha nivelet, dhe kjo ka bërë që në secilën punë time, nga angazhimi im si deputete dhe sot si ministre, që nga dita e parë në zyret e Ministrisë së Arsimit kemi filluar dhe po vazhdojmë të marrim nisma e vendime që do të çojnë ligjërisht dhe praktikisht në një gjendje më të mirë në të gjitha nivelet e arsimit” – ka thënë ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.