Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Atalanta bën ‘harakiri’ në shtëpi – Club Brugge kalon tutje me një fitore që u sigurua në pjesën e parë

Gazeta10
18 February 2025 - 23:04

Club Brugge ka shënuar fitore ndaj Atalantas si mysafir me rezultat 3-1, duke siguruar një vend në mesin e 16-të ekipet më të mira në Ligën e Kampionëve. Belgët e kishin fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 2-1.

Belgët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke shënuar që në start.

Ishte Chemsdine Talbi ai që gjeti rrjetën për 1-0 pas asistimit të Ferran Jutgla.

 

Kur pritej që Atalanta të kthehej në lojë, sërish Chemsdine Talbi shënoi për 2-0.

Nokauti për italianët erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë, kur Ferran Jutgla shënoi për 3-0.

Atalanta dha shenja jete në fillim të pjesës së dytë, kur Davide Zappacosta asistoi te Ademola Lookman i cili shënoi për 3-1.

Skuadra e Gian Pierro Gasperinit u sul në sulm në minutat në vijim, duke rrezikuar në disa raste madje edhe fitoi penallti.

Lookmann mori përsipër penalltinë, por që Simon Mignolet bëri pritje të madhe, duke i ruajtur shifrat.

Mateo Retegui, Lookman dhe Sead Kolasinac sërish tentuan, por Mignolet ishte në fortë të lartë duke mos lejuar që porta e tij të preket.

Deri në fund nuk ndryshuan gjërat dhe belgët festuan kualifikimin tutje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.