
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se poshtërsia e Albin Kurti nuk paska kufij.
Haradinaj këtë e ka thënë përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ku ka kritikuar kryeministrin për mos-ekzekutimin e pagave, transmeton Gazeta10.
“Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme. Vendimet arbitrare të Albin Kurtit, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënës, janë antikombëtare e antinjerëzore. Po dëshmohet se poshtërsia e tij nuk paska kufij!”, ka shkruar ai./Gazeta10