
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kijevë të Malishevës.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar.
“Rreth ores 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha ai.