Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazetari Kajtazi: Serbët në veri nuk e mirëpresin intervenimin e policisë dhe antipatia ndaj zyrtarëve policorë po vazhdon ende

Gazeta10
27 February 2025 - 9:15

Gazetari Shkumbin Kajtazi në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin e mëngjesit “Dita e re” në Kanal10, ka komentuar arrestimin e gjashtë serbëve në veri.

Kajtzai ka thënë serbët në veri nuk e mirëpresin intervenimin e policisë dhe antipatia ndaj zyrtarëve policorë po vazhdon ende, raporton Gazeta10.

“Më duket se po fryhet më shumë se që duhet ky rast, ata kanë qenë duke u rrahur ndërmjet vete dhe ka intervenuar Policia e Kosovës, më pas ata kanë sulmuar zyrtarët policor dhe ky rast nuk është se tregon shumë për sigurinë në veri por që tregon se qytetarët në plotëni nuk e mirëpresin intervenimin e Policisë së Kosovës, dhe ka një averzion që po vazhdon ende, e kuptojmë që kanë qenë të dehur por kemi shumë raste të tjera kur policia shahet dhe fyhet nga turmat e ndryshme”, tha ai për Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.