Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala kritikon veprimin e Sami Kurteshit: E papranueshme, mund të konsiderohet si ndikim

Gazeta10
03 March 2025 - 18:21

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi u komentua sot si shkak i një mosmarrëveshjeve tek qendra ku po numërohen votat e diasporës.

Sipas Kurteshit një dokument zgjedhor ishte i vlefshëm, teksa nuk pranohej nga anëtarët tjerë, raporton Gazeta10.

Këto veprime të Kurteshit për ish anëtarin e PZAP-it , Hasan Shalën  janë të papranuara.

Ai në emisionin “Raport” të Televizionit Kanal10, tha se nuk e ka të drejtën e ndikimit në fletëvotim.

Ka të drejtë me shku edhe me monitoru, mirëpo nuk ka të drejtë me ndiku në një fletëvotim. Ai thoshte se kjo është e vlefshme ndërsa anëtarët tjerë thonin jo. Kjo sjellje e anëtarit të KQZ-së është e papranueshme, mund të konsiderohet si ndikim“, deklaroi Shala. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.