Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqeu librin e shenjtë të Kuranit, Prokuroria jep detaje për rastin

Gazeta10
04 March 2025 - 13:22

Një incident i shëmtuar ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë, Kuranin. I dyshuari për këtë akt të rëndë ende nuk është lokalizuar, ndërkohë që Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar policinë për të ndërmarrë veprime hetimore.

Për këtë rast, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore, e cila ka konfirmuar se hetimet janë në proces.

Prokuroria ka potencuar se ka urdhëruar policinë që të punojë për identifikimin e kryesit dhe mbledhjen e provave të nevojshme.\

Prokuroria ka vlerësuar se kemi të bëjmë me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e cila vepër penale me Ligjin e ri për Prokurorinë Speciale ka kaluar në kompetencë të PSRK-së, ku e njëjta është njoftuar për rastin, dhe veprimet e mëtutjeshme hetimore është duke i ndërmarrë kjo e fundit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.