Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ftesa e Kurtit përplas ashpër Kryeziun dhe Halilajn: Çka ki të kryme ti? – Gjithçka për ty!

Gazeta10
04 March 2025 - 22:07

Një përplasje e ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të ish-këshilltarit politik, Nijazi Kryeziut dhe avokatit, Gazmend Halilaj lidhur me refuzimin e ftesës së Prokurorisë Speciale nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kryeziu është shprehur i bindur se mosparaqitja e Kurtit në Prokurori është tërësisht e gabuar, pasi siç tha ai, kjo është pasqyruar edhe gazetat ndërkombëtare.

“Dëmi është edhe ndërkombëtar. 155 tituj sot i ke, ku thotë kryeministri Kurti refuzon të intervistohet për një rast korrupsioni”, ka thënë Kryeziu.

“A the 155? Kryeminstri nuk guxon me u ndiku nga portalet”, ka thënë Halilaj.

Teksa kundërshtonin njëri-tjetrin për aspektin ligjor të paraqitjes së dëshmitarit, debati mes Halilajt dhe Kryeziut kaloi edhe në personale.

“Çka ki të kryme ti, a ban me ditë?”, pyeti Halilaj.

“Gjithçka për ty sa për me të tregu për gjykatën”, ka thënë Kryeziu. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.