Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kerolli me detaje: 48 ulëse VV, 24 ulëse PDK, 20 ulëse LDK dhe 8 ulëse AAK-Nisma

Gazeta10
05 March 2025 - 20:49

Eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli ka dhënë detaje rreth listës së rezultateve përfundimtare të partive politike në kuadër të platformës “Kerol”, në të cilën ka renditur kandidatët të cilët kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Kerollit, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës me gjithsej 392,618 vota.

“Në bazë të këtij rezultati që e ka përditësu KQZ-ja, VV do t’i ketë 48 deputetë”, ka thënë Kerolli.

Tutje, ai ka dhënë detaje edhe për partitë e tjera politike.

“PDK do të ketë 24 ulëse, LDK do t’i ketë 20 ulëse, AAK-Nisma do t’i ketë 8 deputetë dhe Lista Sërpska do t’i ketë 9 deputetë”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.