Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kerolli: Kurti dhe Konjufca, ndër më të votuarit për herë të dytë në histori të zgjedhjeve

Gazeta10
05 March 2025 - 22:25

Eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli ka bërë të ditur se Albin Kurti dhe Glauk Konjufca renditen për here të dytë si ndër kandidatët më të votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë.

“Albin Kurti dhe Glauk Konjufca nëse e llogarisim në histori të zgjedhjeve janë dy herë në listen e njerëzve më të votuar që kur KQZ ka shpallur rezultate për kandidatë”, ka thënë Kerolli.

Tutje, ai ka bërë me dije se deputetët në listen e pritjes mund të hyjnë në Kuvend nëse ndodh ndonjë tërheqje.

“Në listë të pritjes janë Vigan Qorrolli, Taulant Kelmendi, Agon Dobruna, Adnan Rrustemi, Gani Krasniqi, Jeton Raka dhe Daulina Osmani”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.