Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli me pretendim të çuditshëm: LDK-ja zgjodhi djalin e dëshmorit për të shmangur dyshimet mbi parregullsitë

Gazeta10
06 March 2025 - 11:04

Kandidatja për deputete e VV-së, Fitore Pacolli, ka vazhduar kritikat ndaj LDK-së rreth votave me postë.

Ajo ka pretenduar se këto vota janë manipuluar nga LDK-ja.

Madje, sipas saj, kjo parti qëllimisht e ka zgjedhur kandidatin për deputet Hysen Çekaj, i cili është djalë dëshmori, për të mbuluar këtë manipulim.

“Mund të jetë që LDK-ja, për të mbuluar manipulimin e votave, ka përfshirë kandidatin për deputet Hysen Çekaj, djalin e një dëshmori nga diaspora. Një figurë perfekte për të shmangur dyshimet mbi parregullsitë. Kjo vërehet edhe në reagimin e Lumir Abdixhikut, i cili e ka mbrojtur Çekajn duke theksuar se po sulmohet një i ri, djali i një dëshmori dhe një kandidat i mbështetur nga mërgata. Megjithatë, Lumiri nuk ka dhënë shpjegim se si është arritur ky rezultat i pazakontë. Si ekonomist, ai vetë duhet ta vërente këtë ndryshim drastik, i cili nuk përputhet me asnjë teori statistike të votimeve”, ka shkruar Pacolli.

Duke treguar votat që Hysen Çekaj ka marrë në Kosovë dhe diasporë, ajo ka ftuar prokurorinë që të merret me këtë rast.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.