
Analisti politik, Azdren Shala ka thënë se partitë opozitare nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në të kundërten, Shala ka thënë se ato do të bënin veprim antikombëtar.
“Nëse njëra nga këto parti politike i shkon Kurtit në koalicion, për mu kanë kryer veprimin më antikombëtar në historinë e vet. Qeky kryeministër ty ta ka pru autonominë e veriut”, ka thënë ai.
Sipas Shalës, Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë të vështirë edhe me minoritetet joserbe.
“Nëse shkojmë me atë faktin që partitë opozitare shqiptare nuk i shkojnë në koalicion. Me minoritetet joserbe që është prapë vështirë se nuk i ka krejt ‘unblock’. Listën Serbe nëse Kurti e merr është pastaj krejt fabulë tjetër”, ka thënë Shala. /Gazeta10/