
Analisti politik, Azdren Shala ka hedhur dyshime se ka pasur manipulim të votave në diasporë.
Shala ka thënë se këto dyshime janë shtuar pas numërimit të votave për Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berisha ka bartur vota me thasë.
“Martin Berisha ka bartë vota me thasë, qaty është dyshimi”, ka thënë ai.
Sipas Shalës, në ambasada kanë qenë të gjithë njerëzit e Kurtit. /Gazeta10/