
Gazetari dhe njëherësh moderatori i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimet për çështjen e votave me postë.
“Ka nisje të hetimeve nga Prokuroria për çështjen e votave me postë në bazë të informacioneve që kam”, ka thënë Sadiku.
Shqetësime të shumta janë shprehur nga anëtarë dhe deputetë të partive politike lidhur me mundësinë e manipulimit të votave të diasporës përmes postës.
Këto zhvillime kanë nxitur diskutime mbi integritetin e procesit zgjedhor dhe nevojën për masa shtesë për të siguruar transparencën dhe besueshmërinë e votimit me postë. /Gazeta10/