
Napoli e ka nisur sezonin 2022/2023 në mënyrë fantastike. Ekipi i Luciano Spallettit ndan vendin e parë në Serie A bashkë me Atalantën me nga 20 pikë pas tetë javëve të parë, teksa po shkëlqen edhe në Champions League.
Suksesi 1-6 në përballë Ajaxit në “Johan Cruijff Arena” ishte historik dhe i mrekullueshëm. Asnjë skuadër nuk ia kishte dalë më parë t’i shënonte “Harkëtarëve” gjashtë gola në një duel të vetëm europian në Amsterdam.
Djemtë e Spallettit kanë nevojë për një pikë në takimin e mesjavës së ardhshme ndaj kampionëve të Holandës në “Diego Maradona” për të siguruar avancimin mes 16 më të mirëve të turneut dy japë përpara.
Pjesë e kësaj arritje mbresëlënese është edhe qendër mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani i cili është kryefjala e mbrojtjës tek Napolitanët.