
Eurostar dhe shërbimet lokale të trenave në stacionin Gare du Nord në Paris janë pezulluar pasi që një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore u gjet në afërsi.
Bomba e zbuluar “në mes të shinave” në zonën e Saint-Denis gjatë punimeve të natës në shinat hekurudhore, sipas raporteve të mediave lokale.
“Ju lutemi ndryshoni udhëtimin tuaj për një datë tjetër”, thotë Eurostar, pasi shërbimet midis Londrës dhe Parisit janë anuluar.
Turma të mëdha shihen duke pritur për përditësime në Gare du Nord, me shenja që paralajmërojnë pasagjerët se shërbimet janë pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm.
Stacioni është më i ngarkuari në Evropë dhe u shërben më shumë se 600,000 pasagjerëve çdo ditë.